A ishte e vështirë përshtatja e Rita Orës në Britani të Madhe – rrëfimi i Vera Orës

Vera Ora ka rrëfyer për rrugëtimin e vajzës së saj Rita Orës në Britani të Madhe, si shqiptare.

Ajo në një intervistë për “Kallxo Përnime”, ka thënë se si familje i kanë mësuar Ritës që kanë një prejardhje.

“Ndonëse kur kemi ardhur në Angli Rita i ka pas vec 1 vjet. Dhe kryesore për mua si nanë ka qenë shëndeti i Ritës, Elenës, Donit që me qenë të adaptum për një jetë normale se ajo është esenca, baza e personalitetit të njeriut”, tha Ora.

Ajo ka treguar edhe momentet gjatë kohës kur Rita është në shtëpi.

“Unë e bëj një pite, flasim shqip, Rita kënaqet, edhe ajo flet shqip sepse i duket shumë e ngroht”, thotë ajo.

Ora ka folur edhe rreth martesës së Ritës.

“Ne jemi shumë të lumtur që Rita është martuar, sepse Rita është e lumtur, bashkëshorti i saj ka filluar të mësoj gjuhën shqipe”, Vera Ora, nëna e Rita Orës.

Ajo shtoi se Rita ka gjithmonë dëshirë që të vij në Kosovë.