Prodhuesit e Vezëve nga Kosova Ankohen për Dëme nga Importi Shqiptar

Shoqata e Shpezëtarëve të Kosovës ka dërguar ankesë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë që të vendoset tarifë doganore anti-dumping ndaj vezëve që vijnë nga Shqipëria, pasi sipas tyre po shkaktojnë humbje të mëdha për prodhuesit vendor.

Sipas Sabit Ramës, kryetar i kësaj shoqate, në muaj të caktuar të vitit, vezët që vijnë nga Shqipëria shiten nën koston e prodhimit gjë që është e ndaluar me ligjin Antidamping.

Damping do të thotë Importi i mallrave në Kosovë me një çmim më të ulët të eksportit sesa çmimi i krahasueshëm për produktin e ngjashëm të destinuar për konsum nën kushtet normale të tregut në vendin eksportues

Megjithatë, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë e drejtuar nga Bajram Hasani, ka marrë vendim për të mos vënë një tarifë të tillë meqë sipas tyre në të dhënat që kanë marrë, importi i vezëve nuk është aq i madh sa për të shkaktuar dëm.

“Është vërejtur se gjatë muajit korrik nuk kishte import të vezëve nga Shqipëria, pra shteti i cili ishte objekt i hetimit. Ky informacion ka dëshmuar se prezenca e mallrave të dyshuara me çmime dumping, ka qenë e kufizuar në kohë dhe sasi dhe se nuk është paraqitur si dukuri, pas muajit korrik”, thuhet në përgjigjen e MTI-së për Gazetën Jeta në Kosovë.

Por, për Shoqatën e Shpezëtarëve kjo matje e MTI-së nuk pasqyron realitetin pasi që është bërë në muajt e gabuar.

“Kur vijnë vezët prej Shqipërisë është në muajin shkurt, mars, prill dhe maj, do të thotë atë sezonë ata e kanë që e bijnë tepricën e pastaj gjatë qershorit, korrikut, gushtit më nuk kemi pengesa”, tha Rama.

Rama thotë se ankesën e kanë bërë në kohën e Ministres Hykmete Bajrami dhe kërkesa e shpezëtarëve, sipas tij, është kontrolli më i thellë i çmimit dhe kualitetit të vezëve që vijnë nga Shqipëria.

“Qëndrimi  i shoqatës së shpezëtarëve është që tregu me qenë i lirë, por me qenë real. Sa e shet në shtetin e vet, çmimin e vezëve, me e shit edhe këtu. Jemi informuar se atje është shit 28 euro një pako vezë e këtu (në Kosovë), me 19 euro”, tha Rama.

Ditë më parë, Ministria vendosi tarifë antidamping për miellin e importuar nga Serbia meqë ka qenë me çmim nën koston e prodhimit.

Duke komentuar këtë vendim, Rama tha se ka mundësi që Ministria ka marrë vendim selektiv për të ruajtur marrëdhëniet me shtetin e Shqipërisë.

“Besoj që ka mujt me qenë se shteti amë i Shqipërisë, gjoja se ata janë shqiptarë… por ajo nuk qon peshë, pasha më e madhe është se ne si shoqatë konsiderojmë që në çdo moment që hyn malli, e shohim që atje është shtrenjtë e këtu është lirë, është dashtë të sqarohet kjo punë”, tha Rama.

Ai sqaroi se ankesa e tyre ëhstë bërë në kohën kur MTI drejtohej nga Hykmete Bajrami, mandatin e kaluar të qeverisë.

“Na po dojmë që kur të vijnë mallrat me e bë analizën siç duhet e jo vetëm me i lëshu me ardhë në Kosovë”, tha Rama.

“Na ja kemi sqaru situatën, e ata  e kanë vendos gjoja se nuk është dumping për shkak se është 3 deri në 4 përqind importi dhe është marrë vendimi”, shtoi ai.

“Qëndrimi i shoqatës së shpezëtarëve është që tregu me qenë i lirë, por me qenë real. Sa e shet në shtetin e vet, çmimin e vezëve, me e shit edhe këtu”, tha Rama.

Shoqata, sipas tij, ka informacione se në Shqipëri një pako vezë është shitur për 28 euro ndërsa në Kosovë me 19 euro.

“Besoj që ka mujt me qenë se shteti amë i Shqipërisë, gjoja se ata janë shqiptarë… por ajo nuk qon peshë, pasha më e madhe është se ne si shoqatë konsiderojmë që në çdo moment që hyn malli, e shohim që atje është shtrenjtë e këtu është lirë, është dashtë të sqarohet kjo punë”, tha Rama.

Sipas Ministrisë, konsumi vendor mbulohet pothuajse tërësisht nga prodhuesit vendor dhe nuk është konstatuar rrezik siç pretendohen në ankesën e Shoqatës së Shpezëtarëve të Kosovës.

“Duke u bazuar në të dhënat zyrtare të siguruara nga Ministria e Bujqësisë del se prodhimtaria e vezëve arrin t’i mbulojë rreth 98% të nevojave për konsum duke pasur parasysh një konsum mesatar për kokë banori prej 200 vezë në vit. Vendimi për mbylljen e hetimeve është bazuar në të gjeturat e lartë përmendura si dhe në nenin 28 të Ligjit për Masa Anti-dumping”, thuhet në përgjigjen e MTI-së.

Ndërkaq kjo shoqatë, sipas Ramës vazhdon të qëndrojnë pas propozimit për tarifë.

“Ne kemi investu dhe kemi bërë punë të madhe në prodhimin e vezëve dhe mendojmë se duhet të vendoset tarifë”, tha Rama.

http://kallxo.com/vezet-per-perpunim-shiten-per-konsum-ne-kosove/