Ilustrim

Kur protestojnë kosovarët

Grevat e protestat ishin mjetet kryesore që kosovarët i shfrytëzuan për të shprehur revoltat e tyre, në shumë raste gjatë këtij viti.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në 100 ditët e para të qeverisjes së tij ka marrë vendim që t’ia rrisë qind për qind pagën edhe vetes.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga Ramush Haradinaj, mori vendim që t’ia rrisë pagat kabinetit qeveritar. Vendimi u pezullua për disa muaj, derisa Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi më 11 qershor se ai nuk është jo kushtetues.

Sipas këtij vendimi, paga e kryeministrit nga 1,500 euro sa ka qenë, do të bëhet 2,950 euro, kurse e zëvendëskryeministrave nga 1,300 euro, në 2,500 euro.

Paga e një ministri ka qenë rreth 1,200 euro, ndërkaq, sipas këtij vendimi, do të jetë 2,000 euro. Kurse, mbi 70 zëvendësministra, të emëruar në Qeverinë Haradinaj, do të pranojnë pagë mujore nga 1,150 euro.

https://kallxo.com/kravata-per-kryeministrin-rroge-te-dyfishuar/

Vendimi për rritjen e pagave ka marrë tashmë edhe një interpretim nga Gjykata Kushtetuese, e cila pavarësisht pretendimeve të opozitës nuk e kishte cilësuar atë si jo kushtetues.

Pas këtij vendimi të Haradinajt kanë filluar protestat e sindikalistëve të institucioneve të ndryshme të institucioneve të Kosovës.

Punëtorët e Postës së Kosovës, punëtorët e Trepçës, zjarrfikësit ishin ata që kërkuan ngritje pagash e mirëqenie më të mirë në punë.

Kategoria e punëtorëve të administratës së gjykatave e prokurorive ishin të parët që filluan të kërkonin të ju plotësoheshin kërkesat e tyre  që ishin rritja e pagave për 100%, për rreth dy mijë punëtoret e administratës dhe rregullimi i statusit të tyre.

https://kallxo.com/bllokohet-puna-e-gjyqesorit-punetoret-e-gjykatave-dhe-prokurorive-ne-greve/

Pas tyre ishin punëtorët e Postës së Kosovës që filluan grevën e përgjithshme duke pezulluar të gjitha shërbimet postare.

“Kjo grevë njëorëshe është vetëm hapi ynë i parë sindikal që do të pasohet edhe me veprime të tjera sindikale deri në realizimin e plotë të kërkesave të punëtorëve të PK Sh.A.”, thuhej në njoftimin e Sindikatës në fillim të muajit korrik.

Pagesa e menjëhershëm e mjeteve financiare nga Qeveria e Kosovës, si obligim ligjor, për humbjet në Shërbimin Universal Postar. Implementimi i strategjisë së dërguar nga Posta e Kosovës në Qeveri, e cila garanton stabilitet afatgjatë financiar për ndërmarrjen tonë. Të ndalohet favorizimi i operatorëve privatë për faktin se shërbimet e njëjta Qeveria mund t’i kryej me ndërmarrjen e vet, Postën e Kosovës, me kualitet më të lartë e me kosto më të ultë, ishin vetëm disa nga kërkesat e Postës së Kosovës.

https://kallxo.com/punetoret-e-postes-nga-e-hena-ne-greve-te-pergjithshme-video/

Gjithashtu edhe zjarrfikësit nga të gjitha komunat e Kosovës kanë protestuar para Qeverisë, duke kërkuar kushte më të mira për punë dhe rritje të pagave.

Kërkesat e tyre janë të rregullohet statusi i zjarrfikësit, definimi i kompetencave menaxhuese, të sigurohet vija buxhetore, të bëhet nivelizimi i pagave në nivel vendi,  pasi që zjarrfikësit nuk kanë koeficient të njëjtë nëpër komuna, te kompensohen ndërrimet e natës, festat shtetërore e fetare dhe orët jashtë orarit dhe të përmirësohen kushtet e punës dhe të pajisjeve dhe mjeteve për punë.

https://kallxo.com/zjarrefikesit-protestojne-para-qeverise-kerkojne-takim-me-kryeministrin-foto/

Edhe minatorët e Trepçës ndalën punën për të protestuar deri në përmbushje të kërkesave të tyre.

Ata kanë kërkuar t’u përmbushen një sërë kërkesash.

Kërkesat e tyre ishin që të gjitha vendburimet përreth minierës edhe zonat e interesit të Trepçës të përfshihen në draft-statut, problemet sociale të punëtorëve të zgjidhen edhe të shkojnë paralelisht në draft statut e të votohen në Kuvendin e Kosovës, të gjitha asetet e “Trepçës”  të futen me një nen të veçante në draft-statut dhe aksionet e punëtorëve nuk janë te definuara as me ligj e as me draft statut, se kush është aksionar i 20%, e që duhet të definohen patjetër.

https://kallxo.com/nje-greve-ndalet-tjetra-nis-minatoret-e-trepces-ndalin-punen/

Vrasja e Valbona Nrecajt dhe vajzës së saj 9 vjeçare pasi u qëlluan me kallashnikov nga burri, përkatësisht babai i saj, Pjetër Nrecaj ngjallën reagime nga qytetarë të shumtë duke protestuar.

Qytetarët në GjakovëPrizrenKaçanik, PrishtinëFerizaj e Gjilan protestuan kundër dhunës në familje që çoi në vrasjen e Valbona Nrecajt dhe vajzës së saj.

Hetimet e listave të veteranëve ngjallën reagime të shumta nga qytetarë, shoqëritë civile, organizatash të ndryshme e institucionesh pas dorëheqjes së Elez Blakajt, i cili ishte duke hetuar dyshimet për keqpërdorime në listat e veteranëve të UÇK-së.

Blakaj me një letër proteste e mesazhi siç e ka quajtur ai trazuan ujërat në procesin e verifikimit të veteranëve.

Shoqëria civile ka bërë thirrje për protestë, ku do të kërkohet dorëheqja e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi.

“Shkarkim Prokurorit – Veting Gjyqësorit”, është motoja e protestës që kishte për qëllim shkarkimin e Aleksandër Lumezit nga posti i kryeprokurorit të shtetit, e cila bëhet pas akuzave të ish-prokurorit Elez Blakaj, për politizim të prokurorisë kosovare.

Tri herë qytetarët kanë dalë në protestë për të kërkuar shkarkimin e kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi.

Kjo protestë u përkrah nga opozita dhe shoqëria civile.

https://kallxo.com/video-protestuesit-kerkojne-doreheqjen-e-kryeprokurorit-lumezi/

https://kallxo.com/protestuesit-te-vendosur-ne-kerkesen-per-shkarkimin-e-lumezit-video-foto/

Protesta për dorëheqje dhe zgjedhje të reja në Kosovë

Hera e katërt e thirrjes së protestës kishte dështuar pa ndonjë arsye.

Edhe pas këtyre reagimeve nga qytetarë, shoqëri civile e opozitë, kryeprokurori Lumezi nuk ka dhënë dorëheqje.

Edhe veteranët e UÇK-së të rajonit të Drenicës kanë protestuar për pastrimin e listave të përfituesve të pensioneve të veteranëve të luftës.

https://kallxo.com/veteranet-ne-proteste-kerkojne-largimin-e-mashtruesve-video/

E Drenicasit reaguan edhe për ardhjen e Aleksandar Vuçiq ku patën bllokuar rrugët që nga orët e mëngjesit për t’ia pamundësuar ardhjen e presidentit serb në fshatin Banjë të Skenderajt, të banuar nga komuniteti serb.

https://kallxo.com/kryetare-komunash-deputete-e-ministra-ne-protesten-kunder-ardhjes-se-vuciqit-ne-drenice/

Protestat në Kosovë nga janari deri në gusht të këtij viti kanë nxjerrë në sheshe mijëra qytetarë për 137 herë.

Gjatë vitit të kaluar kosovarët kanë protestuar për 186 herë, e në vitin 2016 kosovarët kanë protestuar 251 herë.