Faton Topalli: Jam i Gatshëm për Burg

Deputeti opozitar, Faton Topalli, është nisur sot në seancën e Kuvendit të Kosovës pa qenë i sigurt se do të dalë nga ndërtesa e Kuvendit pa u arrestuar.

Topalli është në kërkim nga Policia pasi dyshohet se ka hedhur gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit, në një nga seancat e kaluara.

Ai tha sot se është i gatshëm të shkojë në burg.

“Jam i gatshëm për burg sepse jam i vetëdijshëm se veprimet e mia i kam bërë në të mir ëtë Republikës së Kosovës”, tha Topalli.

“Nuk kam ndalesë për të ardhur në Kuvend”.

Ai nuk ka pranuar të flasë për skenarin eventual të reagimit të deputetëve të opozitës gjatë seancës së sotme.

“Kjo le të mbetet kjo çështje e minutave të ardhshëm”, tha ai duke hyrë në sallën e Kuvendit.

“Pres të arrestohem sepse ky regjim të gjithë forcën e vet po e tregon te deputetët që po i kundërshtojnë marrëveshjet”, tha ai.