Rufki Suma, kryeyar i Hanit të Elezit
Fakte të Shpejta për Hanin e Elezit
Rufki Suma sapo i ka mbushur dy vjet në mandatin e tij të dytë si kryetar i komunës së Hanit të Elezit i bindur se ato probleme që kanë qenë në dorë të tij për t’u zgjidhur për qytetarët e komunës së vogël në juglindje të Kosovës, tashmë i ka përmbushur.
Në debatin “Jeta në Komunë”, Suma foli për punën e tij në këto dy vite të mandatit të dytë. Tha se ka bërë atë që ka mundur ta bëjë për banorët e komunës, por edhe tregoi se çka nuk ka mundur të bëjë.
Komuna e vogël dhe e re e Hanit të Elezit ka shumë problem. Duke filluar nga uji i pijshëm e deri te mungesa e një çerdhe.
Këto janë disa fakte të shpejta për këtë komunë:
1. Komuna e Hanit të Elezit ka rreth 10 mijë banorë.
2. Komuna e Hanit të Elezit ka rreth 2 milionë euro buxhet.
3. Rufki Suma është kryetari i Hanit të Elezit për dy mandate.
4. Rufki Suma udhëheq me Hanin e Elezit nga viti 2009.
5. Rufki Suma është kryetari i vetëm i një komune në Kosovë që nuk ka parti.
6. Rufki Suma dy herë i ka fituar zgjedhjet për kryetar komune si kandidat i pavarur.
7. Problemi kryesor i Komunës së Hanit të Elezit është uji i pijshëm.
8. Komuna ka investuar gjithsej 110 mijë euro në ujësjellës në vitet 2014-2015.
9. Komuna e fajëson Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik për çështjen e ujit të pijshëm.
10. E arritura më e madhe është përmirësimi i infrastrukturës.
11. Hani i Elezit është një ndër komunat më të asfaltuara në Kosovë.
12. Për vitet 2014-2015 janë shtruar gjithsej 6.34 km rrugë.
13. Komuna e Hanit të Elezit ka një drejtore grua në qeverisjen komunale.
14. Komuna e Hanit të Elezit nuk ka asnjë çerdhe.
15. Komuna e Hanit të Elezit nuk ka stadium futbolli.
http://kallxo.com/komuna-pa-cerdhe/