VIDEO: Arrestohet hajni në oborr të Komunës së Prishtinës

Në materialet filmike të transmetuara në emisionin “Drejtësia në Kosovë” janë shfaqur pamje të një reagimi të policisë në momentet kur janë lajmëruar për një rast vjedhje në afërsi të komunës së Prishtinës. Të dyshuarit kishin vjedhur dritat e një makine të parkuar në afërsi të komunës.

Në pamjet e transmetuara policia ndjek në këmbë hajnin e dyshuar i cili haset në oborrin e komunës së Prishtinës. Aksioni i arrestimit është filmuar në detaje nga kamerat e rubrikës “Policia”.

Ndiqni pamjet ekskluzive të kësaj ndjekjeje.