Falsifikimi i Automjeteve

Çfarë metode përdorën falsifikatorët për t’i regjistruar automjetet? Si u vu në lajthitje i tërë sistemi i regjistrimit të makinave?

Si i legalizoi Qeveria e Kosovës dokumentet e falsifikuara? Kush i vozit makinat luksoze të regjistruara kundërligjshëm?.

Sa para i humbi Buxheti i Kosovës nga shmangia e akcizës dhe doganës gjatë regjistrimit të makinave?

Si po stërshiten makinat e falsifikuara?

Në rubrikën “Policia”, ndiqni aksionin e bastisjes së 12 kafiterive në Gjakovë. 

Sa armë janë konfiskuar gjatë këtij operacioni dhe çfarë problemesh pati policia gjatë bastisjes?

Ndiqni pamjet ekskluzive të arrestimit të të kërkuarve gjatë bastisjes së personave të dyshimtë dhe konfiskimit të një numri të madh të armëve ilegale.

“Drejtesia në Kosovë” transmetohet çdo të diel në ora 20:00 dhe repriza të mërkurën në mesditë.