TË PATHËNAT E DEKRETIMIT TË PROKURORËVE
“Drejtësia në Kosovë” sjell hulumtimin rreth dekretimeve të fundit të prokurorëve.
Si arriti prokurori Rexhep Maqedonci të dekretohet nga Presidentja në kohën kur kishte të pezulluar një rast disiplinor në KPK?
Sa herë gjatë karrierës së tij ishte refuzuar për t’u bërë prokuror Maqedonci?
Cilat ishin arsyet që Maqedonci vendosi të jepte dorëheqje në vitin 2010?
Pse vendosi të rikthehej në këtë post?
Po ashtu gjatë emisionit ndiqni intervistat me zyrtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës të cilët dëshmojnë se në Prokurorinë e Shtetit ka prokurorë të cilët në testet për gjykatës kanë rënë në integritet.
Pse sipas Hazir Lushit, disa prokurorë të dekretuar nuk kanë qenë të denjë për tu bërë gjykatës?
Si e shpjegon Lushi faktin se kandidatët jo të denjë për gjykatës janë dekretuar prokurorë.
Cili është versioni i Kryesuesit të KGjK-së për këtë situatë. Kush sipas Pecit bllokoi iniciativat e kandidatëve që kanë rënë në integritet?
Në fund të emisionit “Drejtësia në Kosovë” transmeton Rubrikën “Policia”. “Drejtësia në Kosovë” transmetohet çdo të premte nga ora 21 e 20 dhe repriza të mërkurën në mesditë.