Prokuroria liron makinat e drogës
Drejtësia në Kosovë” diskuton për mënyrën se si Prokuroria e Shtetit liroi tri nga katër makinat e konfiskuara gjatë një aksioni anti-drogë në Mitrovicë.Hulumtimi sjell fakte se si për shkak të neglizhencës së prokurorisë makinat u lanë të lira.
Hajdin Hoxha, njëri nga personat e akuzuar në këtë grup, ka rrëfyer për “Drejtësia në Kosovë” se si makina e tij po mbahet e konfiskuar, ndërsa makinat e shokëve janë liruar.
“Nuk po mund ta kuptoj se si makinat e shokëve u lanë të lira, ndërsa e imja po mbahet e konfiskuar,” ka rrëfyer Hoxha.Ai tutje ka treguar mënyrën se si kishte rënë në grackën e policisë dhe momentet kur ishte arrestuar.
I akuzuari për trafik droge ka dëshmuar edhe për detajet e takimeve të tij me prokurorë e gjykatës të cilëve u ka kërkuar shpjegim se pse makinat e shokëve të tij me të cilat po ashtu ishte bartur drogë janë lënë të lira, ndërsa vetëm makina e tij po mbahet e konfiskuar. “
Nuk po mund ta kuptoj, kjo është një padrejtësi,” ka përfunduar Hoxha.Hulumtimi sjell edhe intervistat me protagonistët e kësaj ngjarjeje, duke përfshirë prokurorë të Prokurorisë Speciale, kryeprokurorin e Mitrovicës Shyqeri Syla, avokatët e të akuzuarve të tjerë si dhe të dhëna nga hulumtimet e dosjeve të prokurorisë.
Në fund “Drejtësia në Kosovë” transmeton Rubrikën “Policia”.“Drejtësia në Kosovë” këtë të premte në orën 20 e 20 dhe repriza të mërkurën në mesditë.