DOKUMENT- Si Votuan Deputetët Ndaj Mocionit të Opozitës

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në mënyrë unanime votuar kundër mocionit të iniciuar nga opozita për rrëzim të Qeverisë PDK- LDK.

Në PDK, të gjithë deputetët, përveç Ganimete Musliut, votuan në favor të mocionit.

Dokumenti i lëshuar nga Kuvendi për mënyrën se si votuan deputetët tregon që Musliu ka abstenuar.

Deputetja Ganimete Musliu, edhe pse u shpreh e ashpër në foltore, ka abstenuar për rrëzimin e Qeverisë PDK- LDK.

Musliu për KALLXO.com tha se i ka qëndruar fjalëve publike që nuk do të votojë kundër rrëzimit të Qeverisë.

“Unë kam thanë që nëse votoj ta rrëzoj qeverinë dhe shpërbërjen e Kuvendit unë nuk kam moral por as deputetët e tjerë, të kandidojmë më. Unë nuk ndryshoj nga kjo që jam. Unë fjalëve publike u kam qëndruar prapa”, tha Musliu për KALLXO.com

Edhe deputetja tjetër Labinotë Demi – Murtezi e cila vjen nga Partia e Drejtësisë, e që ishte në koalicion parazgjedhor me PDK-në, figuron te këtë votuar kundër rënies së Qeverisë.

Përveç PDK-së, për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës ka abstenuar edhe Blerim Shala, deputet i pavarur dhe Qerim Bajrami nga VAKAT.

Ndërsa partitë opozitare VV, AAK dhe NISMA të cilit ishin iniciues të rrëzimit të Qeverisë PDK-LDK kanë votuar pro në mënyrë unanime.

Më poshtë mund të shihni se si kanë votuar deputetët e Kuvendit: