QKUK | Foto: KALLXO.com

Braktiset Foshnja në Prishtinë

Sipas policisë, një nënë që dyshohet se ka braktisur foshnjën e saj është paraqitur në QKUK për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

“Është paraqitur në QKUK e dyshuara (nëna e foshnjës së braktisur) dyshohet për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore”, thuhet në raportin policor.

Policia bën me dije se e paraqitura për trajtim mjekësor është kontaktuar nga pjesëtarë të saj, por për shkak të gjendjes së rëndë nuk është intervistuar,

Policia rastin e ka regjistruar si braktisje e foshnjës, ndërsa për këtë gjë është njoftuar prokurori dhe Qendra për Punë Sociale.

Policia tregon se është duke e hetuar braktisjen.

Në prill të vitit të kaluar “Drejtësia në Kosovë” shfaqi një hulumtim në të cilin tregoi se nuk po respektohen procedurat për strehimin e fëmijëve të braktisur nga prindërit biologjikë.

http://kallxo.com/abuzimi-femijet-e-braktisur/