Foto-ilustrim

Aksident mes dy veturave, të dy shoferët ishin të dehur

Një aksident trafiku mes dy veturave raportohet të ketë ndodhur në rr. “Mbreti Petri” në Mitrovicën Veriore dje rreth orës 2:30.

Sipas Policisë, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy vozitësit dhe dy pasagjerë.

Policia thotë se të lënduarit janë dërguar në Spital për tretman mjekësor.

Të dy vozitësit ishin në gjendje të dehur.

Me vendim të prokurorit, rasti, i cili po trajtohet si aksident trafiku me lëndime, shkon në procedurë të rregullt.