42 vjeçari vdes në vendin e punës aksidentalisht
19.1.2019 - 10:37
Në fshatin Papër të Elbasanit, në një punishte mermeri ka humbur jetën aksidentalisht një 42-vjeçar.
Policia njofton se viktima 42-vjeçari me inicialet L.V, punonte në një punishte mermerin, në pronësi të shtetasit B. S., 38 vjeç.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.