Foto ilustrim - KALLXO.com

Vdes një person në Partesh, u lëndua në vendin e punës

Një person në Partesh, dyshohet se derisa ishte në vendin e punës ka pësuar lëndime trupore, e më pas është dërguar në Spitalin e Gjilanit.

Në raportin policor bëhet e ditur se si pasojë e lëndimeve, ai ka vdekur.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

KALLXO.com ka kontaktuar me Inspektoriatin e Punës për të marrë detaje në lidhje me rastin, mirëpo deri në publikimin e këtij teksti, nuk janë përgjigjur.