Vdekja e punëtorit që ra nga lartësia në Ferizaj, deklarohet kryeinspektori i Punës

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë ka vdekur në vendin e tij të punës pasi ka rënë nga një lartësi në rrethana të panjohura.

Ngjarja ka ndodhur të hënën, më 19 qershor 2023 në Ferizaj, e për rastin janë deklaruar edhe nga Inspektorati i Punës.

Kryeinspektori Hekuran Nikçi ka thënë për KALLXO.com se janë të njoftuar për rastin, dhe sapo kanë marr informatat nga ana e Policisë kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë iniciuar inspektimin.

“Autopsia e IML konstaton saktë shkaqet klinike të vdekjes së viktimës, ndërsa shkaqet e sakta të vend punishtes që mund të kenë ndikuar në vdekjen e viktimës i konstaton IP me raport zyrtar” – ka thënë Nikçi.

Ai tutje ka shtuar se raporti zyrtar për këtë rast është është në proces të përpilimit.

Sipas raportit 24-orësh policor, viktima është dërguar për tretman ku mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Tutje është thënë se në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore dhe se me vendim të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Vdes punëtori në Ferizaj pasi bie nga lartësia