Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Vdes një polic në vendin e punës, në Jarinjë

Një polic i Kosovës ka vdekur sot në mëngjes në një pikë të Njësisë së Ndërhyrjes së Shpejtë në Jarinjë.

Këtë e konfirmuar për KALLXO.com zëvendësdrejtori i Policisë i Drejtorisë Rajonale Mitrovicë – Veriu, Veton Elshani.

Sipas Elshanit, Rexhep Sejdiu ka punuar në njësinë speciale të kufirit nga viti 2022 dhe vdekja e tij ka qenë vdekje natyrale.

‘’Sipas të gjitha gjasave vdekja është natyrale, por duhet me dërgu në autopsi edhe me këqyrë çka është në pyetje’’ – tha Elshani.

Elshani tha zyrtari policor ishte i moshës 46-vjeçare dhe se varrimi i tij do të bëhet nesër.