Aeroporti i Prishtinës - Foto: KALLXO.com
Sonte në Jeta në Kosovë: Aksham Pazar me Aeroport Ndërkombëtar- 3
Sonte në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ transmetohet intervista me Drejtorin e Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), Bahri Nuredini.
Sa familjarë të drejtorit të ASHNA-s u punësuan në këtë Agjenci?
A pati ndikime në punësimet në Aeroportin e Prishtinës?
Përballë Jeta Xharrës, Nuredini përgjigjet për të gjitha raportimet dhe gjetjet e dy emisioneve paraprake të fokusuara në Aeroportin e Prishtinës dhe ASHNA.
Në këtë emision u transmetua pjesa e tretë e hulumtimit për Aeroportin e Prishtinës, ndërsa emisioni i parë kishte trajtuar parregullsitë në përmbushjen e marrëveshjes për koncesionimin e aeroportit nga kompania Limak dhe i dyti sigurinë e këtij aeroporti.
Emisionin “Jeta në Kosovë” transmetohet çdo të enjte në RTK në orën 20:15 dhe repriza të premten në mesditë.