Marrëveshja për mbëashtetjen e projekteve infrastrukturore në komunën e Vushtrrisë, Foto: Komuna e Vushtrrisë

Pal Lekaj ia Prezanton Xhafer Tahirit Projektet për Vushtrrinë

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka pritur në takim Ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj dhe kabinetin e tij.

Kryetari i Vushtrrisë ka njoftuar për rezultatet e këtij takimi duke thënë se këtë vit do të vazhdohet autostrada Prishtinë-Mitrovicë do të zgjerohet rruga Nedakoc – Smrekonicë, po ashtu do të filloj rregullimi i rrugës regjionale të Qyqavicës (projekt 3 vjeçar) ndërsa sivjet do të përfundohet ura në fshatin Pestovë.

“Me Ministrin biseduam për projektet e përbashkëta infrastrukturore. E falënderova ministrin Lekaj për mbështetjen e projekteve të infrastrukturës në Vushtrri dhe për faktin që është ministri i parë që më viziton në Komunë”, është shprehur Tahiri.

Ai gjithashtu ka treguar se me ministrin Lekaj kanë biseduar edhe për rrugën Vushtrri – Nedakoc – Pestovë e cila do të financohet me rishikim të buxhetit.