Foto: Ferit Idrizi/Facebook

Komuna e Vushtrrisë bën pastrimin dhe zgjerimin e disa lumenjve për të shmangur vërshimet

Komuna e Vushtrrisë është duke bërë pastrimin dhe zgjerimin e disa shtretërve të lumenjve për të shmangur mundësinë e vërshimit.

Këtë njoftim e ka bërë kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi.

Ai ka thënë se pastrimi është bërë në lumenjtë në Dobërllukë dhe Stanoc të Poshtëm

“Për të shmangur mundësinë e vërshimit të shtëpive dhe tokave bujqësore, po vazhdojmë me pastrimin dhe zgjerimin e shtretërve të lumenjve në Dobërllukë dhe Stanoc të Poshtëm!” – thuhet në njoftimin e të parit të Vushtrrisë.