KQZ Përmirëson Tabelat, Ngushtohet Dallimi Ahmeti- Abrashi
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha sot se ka përmirësuar dy gabime teknike të cilat janë bërë gjatë futjes së të dhënave të rezultateve preliminare, pasi është përmbyllur numërimi në Vendvotim.
Në Vendvotimin 1921X/01R dhe në Vendvotimin 1921X/02R në komunën e Prishtinës, gjatë futjes së të dhënave të rezultateve preliminare janë shënuar gabim të dhënat të cilat më pas janë transmetuar në faqen zyrtare të KQZ-së.
Ky gabim është përmirësuar dhe do të paraqitet në linkun e rezultateve në faqen e KQZ-së, thuhet në komunikatën e KQZ-së.
Përmirësimi i këtij gabimi ka bërë që diferenca në vota mes kandidatëve për kryetar të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe Arban Abrashi të zvogëlohet në 237 vota nga 307 sa ka qenë në tabelat e mëparshme të KQZ-së.
Në tabelën e përmirësuar, Shpend Ahmeti ka 41,401 vota ndërsa Arban Abrashi ka 41,164 vota.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për qëllim të saktësimit të informacionit, njofton se të dhënat që vijnë përmes sistemit K-Vote nuk përbëjnë Rezultatin Përfundimtar, sepse Rezultatet Përfundimtare mbështetën në të dhëna nga formularët origjinal që vijnë nga Vendvotimet.
Në vazhdim gjeni tabelën për të parë ndryshimet e bëra nga futja e të dhënave të rezultateve preliminare në Formularët e Përputhjes dhe Rezultateve:
