272 Mijë Euro Dëme nga Era në Istog

Dëmet nga era që fryu në fillim të janarit në Istog u vlerësuan të jenë 272 mijë e 137 euro.

Drejtori i Bujqësisë në Komunën e Istogut Beqir Metaj tha për KALLXO.com se  shumica e dëmeve u shkaktuan në sektorin që ai drejton.

NDËRLIDHUR

“Vlera e dëmit është 272 mijë euro në total, domethënë në sektorin e bujqësisë, shtëpi banimi dhe prona publike, se ka pasur dëme të shkaktuara edhe në shkolla dhe objekte tjera. Në bazë të këtyre rezultateve prej 272 .137 eurove që është dëmi i përgjithshëm, 225 984 mijë euro janë në sektorin e bujqësisë , kurse në shtëpi banimi e prona publike 46 150 mijë euro,” tha Metaj.

Blegtorët, bletarët dhe kultivuesit e perimeve janë me të dëmtuarit nga era e fuqishme që në Istog shoqëroi reshjet e borës.

Era më 6 janar shkatërroi serrën e kompanisë “AgroProdukt” ku kultivoheshin bimë aromatike dhe fruta mali.

Besim Loshaj, administratori i “AgroProduktit” tregoi për KALLXO.com se nuk është problem vetëm dëmi i shkaktuar, por edhe ndërprerja e vazhdimësisë së punës së kompanisë.

“Vlera e dëmeve sillet diku rreth 65 mijë euro. Janë dëme të mëdha po dëmi edhe më i madh është për shkak të asaj që na [pengon] në kontinuitet të zhvillimit të aktivitetit tonë, për shembull  tash është koha kur nga fillojmë t’i qesim fidanët për t’u mbirë ato edhe ma pas që t’i shpërndajmë nëpër parcela tona dhe te kontraktorët,” tha Loshaj.

Administratori i “AgroProduktit” tha se pret ndihmë nga autoritetet lokale dhe ato qendrore, ndërsa drejtori i Bujqësisë Beqir Metaj deklaroi se komuna nuk ka buxhet për t’i sanuar të gjitha dëmet e shkaktuara.

KALLXO.com në ditën e para të janarit 2017 shkroi për dëmet në Istog të shkaktuara nga era.

Bora e Era Shkaktojnë Kaos në Istog

Pesë Fshatra të Istogut në Terr Pesëditor

05 Shkurt 2017 - 19:49

Shkodran Nikçi 05/02/2017 - 19:49
NDËRVEPRIMI0

272 Mijë Euro Dëme nga Era në Istog

by Shkodran Nikçi
NA NDIQNI