Kulmi i rrëzuar i objektit të Komunës së Prishtinës, Foto: KALLXO.com

Geci: Pjesa e mbetur e kulmit duhet të hiqet urgjentisht, është rrezik të rrëzohet

Më 18 janar të këtij viti, një pjesë e kulmit të ndërtesës së objektit të ri të Komunës së Prishtinës u rrëzua. Për pasojë, një vajzë mori lëndime të rënda ndërsa disa vetura u dëmtuan.

Visar Geci, arkitekt i angazhuar nga Komuna e Prashitës për të hulumtuar mbi shkaqet e e rrëzimit të kulimit tha për KallxoPernime se pjesa e mbetur e kulimit duhet të hiqet urgjentisht.

Sipas tij, nëse nuk hiqet mund të rrezikohet jeta e ndonjë personi që kalon afër objektit.

“Në çdo moment me fry era sërish mund ta rrëzojë kulimin edhe shumë më lehtë, kjo pjesa këtu është e hapur dhe është shumë më i rrezikuar se herën e parë. Është e emergjente që të merren hapa, mund të rrezikohet jeta e njerëzve sërish” – tha Geci.

“Duhet të hiqet me urgjent, disa janë hequr nga zjarrfikësit por me fry era, është rrezik. Rekomandimi është që të intervenohet…” – ka thënë ai.

Kulmi i rrëzuar i objektit të Komunës së Prishtinës, Foto: KALLXO.com

Arkitekti: Fajtori i rrëzimit të kulimit të komunës është puna e keqe