Nga tubimi i PDK-së në Mitrovicë - Foto: Facebook

Veseli: Me Valdete Idrizin Qytetarëve të Mitrovicës u Kthehet Dinjiteti

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se me Valdete Idrizin kryetare të Komunës së Mitrovicës në katër vitet e ardhshme qytetarëve të rajonit të Mitrovicës do t’u kthehet dinjiteti.

Sipas Veselit, për Shalën e Bajgorës fitorja e PDK-së nënkupton zgjidhjen përfundimtare për problemin e ujit të pijes, subvencionimin e bujqësisë dhe blegtorisë dhe zhvillimin e zonës turistike.