Valdete Idrizi: Nuk prisja të politizohen problematikat e qytetarëve në veri

Ne nuk mund të pretendojmë qe kjo situatë të zgjidhet përmes debateve. Ai veprim konkret është në duart tona.

Deputetja e PDK-së Valdete Idrizi, pas debatit parlamentar lidhur me problemet e banorëve shqiptarë në veri të Mitrovicës dhe komunave të tjera në pjesën veriore të Kosovës tha se i ka dëgjuar të gjitha shqetësimet e deputetëve dhe se ka premtuar harmonizim të rezolutës që do t’i përcjellin veprimet konkrete.

Idrizi tha seka qenë banore e Mitrovicës së Veriut, dhe kërkon të drejtën e saj në pronë.

“Sot e kësaj dite e kërkoj të drejtën time të kthehem në pronën time bashkë me gjithë ata qytetarë”, tha Idrizi.

Idrizi tha se nuk ka pritur që sot tema e debatit të politizohet.

“Nuk prita që sot të politizohen problematikat e qytetarëve të veriut. Ti lëmë gjitha dallimet anash”, tha ajo duke kërkuar që zë bashku ta përpilojnë një rezolutë.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani tha se nuk ka kuorum të mjaftushëm që të vazhdojnë me votimin e kësaj pike.

“Pas pauzës tentojmë ta kalojmë”, tha ajo.