Kritikohet ministri Arban Abrashi për mos prezencë në seancën e Kuvendit

Kuevndi i Kosovës është duke mbajtur seancë të rregullt parlamentare, ndërsa deputet janë duke shtruar pyetjet e tyre parlamentare për ministrat e Qeverisë.

Fjolla Ujkani nga LVV, Teuta Haxhiu nga AAK, Valdete Idrizi nga PDK, janë disa nga deputet që kishin pyetje për Ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashi, i cili nuk ishte prezent në Kuvend.

Abrashi u kritikua për  mos prezencën e tij në seancë plenare.

“Është e papranueshme që për të dytën herë me radhë Ministri nuk është në seancë për të dëgjuar pyetjet tona”, tha deputetja Ujkani.

Edhe deputetja Idrizi nga PDK tha se për pyetjet e saja ndaj Ministrit të Infrastrukturës nuk ka marrë përgjigje as me shkrim.

Ndërkaq, Teuta Haxhiu nga AAK-ja tha se do të vazhdojë të bëjë pyete deri sa të marrë një përgjigje apo të zgjidhet problemi.

“Këtë pyetje e kam bërë edhe në seancën e kaluar, ka të bëjë me rrugën që lidh Gjakovën me Junikun, që në kohën e luftës kishte pasur një rëndësi të madhe. Edhe pse Ministrin nuk është këtu unë do të kërkojë që ky problem të zgjidhet sepse është jetike për qytetarët e asaj ane, të paktën njëra pjesë e asaj rrugë të shtrohet deri në dimër”, tha ajo.