utfi Haziri dhe sami Kurteshi në Debat Pernime.

A do të Dorëhiqet Kryetari i Gjilanit Nëse ka Aktakuzë?

Kandidatët për Komunën e Gjilanin kanë treguar se çfarë mund të ndodhë nëse marrin mandatin e të parit të kësaj komunë dhe iu ngritet ndonjë aktakuzë.

Sami Kurteshi, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për Gjilanin tha se aktakuza për të nuk është e mjaftueshme për tu dorëhequr apo suspenduar dikë.

“Për aktakuza me këtë gjyqësi në Kosovë nuk e largoj asnjë njeri, me dënime po”, tha Kurteshi.

Në anën tjetër, Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, tha se një aktakuzë ndaj tij do të ishte e mjaftueshme për dorëheqje.

“Nëse kam aktakuzë, i besoj prokurorisë unë jap dorëheqje”, tha Haziri.

Në zgjedhjet e 22 tetorit, Haziri dhe Kurteshi morën më së shumti vota nga kandidatët që ishin në garë për të parin e Gjilanit.

Haziri i LDK-së ka fituar në rrethin e parë 43,51 për qind të votave, ndërsa Kurteshi i VV-së 27.78 për qind.

Votimet për balotazhin do të zhvillohen të dielën e ardhshme, më 19 nëntor

Debatin mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: