Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kuçi premton impiant për ujë të pijshëm në Junik

Kandidati për kryetar të Komunës së Junikut, Agron Kuçi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në Debat Pernime ka premtuar ndërtimin e një impianti për ujë të pijshëm.

 “Në mandatin tonë qeverisës do të ndërtohet edhe impianti për ujë të pijes, i rregulluar individual siç e kanë tani të rregulluar”, tha ai. 

Mungesa e ujit është adresuar në Debat Pernime nga qytetarët e Junikut, përmes platformës Zoom para debatit me kandidatët për kryetar.

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Junikut diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Të ftuar në DebatPernime janë kandidatët për kryetar/e të komunës së Junikut, Agron Kuçi nga AAK; Besart Tofaj nga LVV dhe Ruzhdi Shehu nga LDK.

Përballë kandidatëve për kryetar të komunës do të jenë edhe kandidatet për asambliste në Kuvendin Komunal të Junikut: Erleta Qestaj dhe Festina Maloku nga AAK; Lirjeta Shehu dhe Vjollca Qestaj nga LDK.

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.