Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

LDK-ja fiton Dragashin

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, i ka marrë 470 vota nga jashtë Kosovës, të cilat i takojnë përsëritjes së rundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Dragashit, duke fituar zgjedhjet në këtë komunë.

Kurse, kandidati i PDK-së, Shaban Shabani i ka marrë 177 vota.

Nga këto rezultatet rezulton se kandidati i LDK-së, Bexhet Xheladini që në tërësi i ka marrë 6,071 vota, ndërkaq kandidati i PDK-së, Shaban Shabani ka marrë në total 5,825 vota.

Gjykata Supreme e Kosovës në nëntor ka marrë vendim që të përsëritet procesi i votimit nga jashtë Kosovës në komunën e Dragashit.

Supremja e kishte efuzuar një pjesë të ankesës së kandidiatit të LDK-së për kryetar të Dragashit, Bexhet Xheladini që votat me postë të përfshihen në rezultatin final të zgjedhjeve për rundin e dytë për kryetar në Dragash.

Votat nga diaspora për kandidatët për kryetar të Dragashit e kishin përmbysur rezultatin në këtë komunë.

Përderisa me votat e numëruara, rezultatet preliminare e nxirrnin të parin kandidatin e PDK-së, Shaban Shabani, me votat fillestare të diasporës printe kandidati i LDK-së, Bexhet Xheladini.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ia kishte aprovuar ankesën e kandidatit të PDK-së, për kryetar të Dragashit, Shaban Shabani, dhe kishte anuluar të gjitha fletëvotimet e dorëzuara përmes postës për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale për kryetar të kësaj komune.

Kurse, LDK ishte ankuar në Gjykatën Supreme për vendimin e PZAP lidhur me refuzimin e votave nga diaspora.