DebatPernime: Arsimi e Diaspora

Seria e debateve zgjedhore ‘ Debat Pernime’ ju sjell ballafaqimet e subjekteve politike mbi temën e arsimin dhe diasporën.

Ky debat pati të ftuar Valon Murtezaj dhe Labinotë Demi-Murtezi nga koalicioni LDK-AKR, Ismajl Kurteshi, Arbërie Nagavci, Faton Topalli nga Lëvizja Vetëvendosje  Danush Ademi nga PDAK dhe Kadri Gërvalla dhe Jonuz Salihaj nga koalicioni PDK-AAK-Nisma.

Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje shpalosin planin e tyre për ndërtimin e 160 çerdheve të reja në tërë vendin si pjesë e programit për arsim.

LDK-AKR zotohen për zhvillim të arsimit në atë masë sa rinia e shkolluar në vend të jetë konkurruese për tregun evropian dhe botëror.

Ndërkaq, përfaqësuesi i koalicionit PDK-AAK-Nisma tha se do të bëjnë një fond të veçantë për çrrënjosjen e analfabetizimit.

Në këtë debat mund të shihni edhe akuzat e kundër akuzat ndërmjet subjekteve politike mbi çështjet e rezultatevet të testit PISA.

PDK edhe kësaj radhe bojkotoi debatin për shkak se po kërkon që të ketë hapësirë më shumë se subjektet tjera në debat.