Planet e Vetëvendosjes për Shpend Maxhunin

Në debatin e sotëm të “DebatPernime” të moderuar nga Jeta Xharra, Vetëvendosje shpalosi programin e saj qeverisë sa i përket luftimit të krimit të organozuar dhe korruosionit.

Kadidatja për deputete e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu shpalosi programin qeverisës në të cilën u tregua edhe se pjesë e planit është procesi i vetingut i cili do të ndahet në dy pjesë.

Jeta Xharra, i kujtoi Haxhiut dy raste atë të Emin Beqirit drejtor rajonal i policisë në Ferizaj dhe Shpend Maxhunit tani ky i fundit shef i AKI-së.

Haxhiu tha se Shpend Maxhuni njëjtë si Emin Beqiri nuk ka shanse të kaloj procesin e vetingut.

“Po ashtu, kjo do të i përket komisionit përkatës. Nëse komisioni përkatës ka me u marr me AKI-së dhe Policinë njerëz të tillë nuk kanë mundësi të kalojnë vetingun”, tha Haxhiu.

Ajo shtoi se në Kosovë mund të ndodh rasti si në Shqipëri ku prokurorë, gjyqtar e polic nuk hynë në procesin e vetingut pasi që të njëjtit kanë qenë të involvuar në raste të krimit e korrupsionit.

“Shefa menjëherë do të hyjnë në proces të vetingut, ndoshta do të ndodh sikurse në Shqipëri. Ata që nuk e kanë konsideruar veten se kanë integritet të lartë, moral e profesional madje që janë përfshirë në skandale nuk i janë nënshtruar fare procesin e vetiungut.

Gjithashtu kujtojmë edhe se Shpend Maxhuni drejtor i AKI-së, në kohën e deportimit të gjashtë gylenistëve ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës.

Kandidatët për kryeministër si dhe kandidatët për deputetë nga partitë të cilat janë në garë do të ballafaqohen para Jeta Xharrës ku edhe do të shpalosen programet e tyre qeverisëse.

Të ftuar në debat janë: Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Fitore Pacolli, Hajrullah Çeku, Arbërie Nagavci, Hekuran Murati, Saranda Bugujevci, Arben Vitia, Yllza Hoti.

Debat Pernime do të fillojë çdo ditë nga ora 20:30 në Televizionin 21 dhe live në Facebook të KALLXO.com.