Premtimet e VV-së për asfalt, arsim, shëndetësi, skemë sociale dhe bujqësi

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Haki Abazi në Debat Pernime tha së nuk do të ndërtojnë projekte rrugore me buxhet të Kosovës por përmes fondeve nga jashtë vendit.

Ai premtoi 40 milion euro në arsim përgjatë mandatit të parë dhe 1000 bursa për vajzat të cilat zgjedhin të studiojnë inxhinierinë dhe shkencat natyrore.

Po ashtu, ai premtoi 120 milion euro në shëndetësi dhe 600 milion euro në bujqësi në katër vitet e mandatit.

Ndërkaq, sa i përket investimeve në skema sociale, Abazi tha së për fëmijët deri në moshën dy vjeçare do tu jepet shtesë 20 euro ndërsa pas moshën dy vjeçare deri në 16 vjeçare – 10 euro shtesë.

Jeta Xharra: Sa milion keni me i investu në asfalt?

Haki Abazi: Asfalti që është bë, është bërë gabim, me tipin e autostradave të mbyllura që po i vdes lokalitetet që nuk kanë qasje dhe ne kurrë nuk do të bëjmë autostradë e cila do të mbytë ekonominë private, bujkun dhe gjitha komunikimet të cilat i lejon një autostradë e tipit të hapur. Sikurse shtetet përreth edhe Vetëvendosje pretendon që financimi e këtyre projekteve rrugore mos të financohen nga buxheti i Kosovës por duke lëvruar fonde jashtë Kosovës që buxheti të orientohet në shëndetësi, arsim.

Jeta Xharra: Sa milion keni me i investu në arsim?          

Haki Abazi: 40 milion në mandatin e parë. 1 mijë bursa për vajzat të cilat zgjedhin të studiojnë inxhinieri dhe shkenca natyrore gjithashtu që mendoj që është shumë e rëndësishme që të bëhet fuqizimi i femrave dhe profesionisteve në sektorin e ekonomisë .

Jeta Xharra: Sa milion keni me i investu në shëndetësi?

Haki Abazi: 120 milion euro në mandatin e parë.

Jeta Xharra Sa milion keni me i investu në skema sociale?

Haki Abazi: Për fëmijët deri në moshën dy vjeçare tu jepet shtesë 20 euro pas moshën dy vjeçare deri në 16 vjeçare tu jepet 10 euro. Granti i përgjithshëm vjetor 65 milion euro.

Jeta Xharra: Sa milion keni me i investu në bujqësi?

Haki Abazi: Në përkrahjen e sektorit zhvillimor ku përfshihet edhe bujqësia kemi paraparë që të jetë granti i katërt në komuna të cilat kryesisht ndërtojmë kapacitetet dhe shtojmë rendimentin e prodhimit në nivel lokal. 600 milion euro në katër vitet e mandatit. Te cilat në mënyrë transparente të iu ndahen atyre që kanë biznese të vogla dhe të mesme, bujqve dhe fermerëve.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra është mbajtur për dhjetë ditë rresht sa ka zgjatur edhe fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen të dielën, me 6 tetor.

Përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit.

Kandidatët për deputetë do të ballafaqohen me pyetje nga publiku, ekspertë, analistë e qytetarë të tjerë.

Pjesë e këtij debati do të jenë: Haki Abazi- Vetëvendosje, Hykmete Bajrami- Lidhja Demokratike e Kosovës, Daut Haradinaj- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Valdrin Lluka -AKR NISMA PD.

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV 21 dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.