Liza Gashi- Limajt: Brenda 48 orëve keni shpallur 10 pozita të suksesshme

Liza Gashi nga organizata “Germin” ka kritikuar punësimet familjare në ministrinë e Diasporës.

Ajo ka thënë në Debat Pernime se brenda 48 orëve, kjo ministri ka shpallur 10 pozita për njerëz që lidhën me partinë e Fatmir Limajt, Nismën Socialdemokrate.

“Çfarë strategjie keni për Diasporën. A mendoni që Diaspora ofrohet në këtë format ku ju keni nisur komplet klientelist, tu fillu ku kunatën tënde e keni shefe në departament aty. Brenda 48 orëve të fundit ju keni shpallur 10 pozita të suksesshme që të gjithë lidhën me Nismën. Pra, po du me ditë se si keni me ofru Diasporën dhe si keni me depolitizu institucionin që keni me ofru Diasporën në të”, ka thënë Liza Gashi.

Punësimet familjare, Fatmir Limaj flet për vëllain e djalin

www.kallxo.com