Foto: Policia e Kosovës.
Vozisnin pa patentë dhe lejuan pasagjerët të dilnin në dritare të veturave, gjobiten disa persona në Shtime
Polica ka bërë të ditur më 17.05.2024 se ka gjobitur disa persona të cilët gjatë vozitjes kanë lejuar që pasagjerët të dalin me gjysmën e trupit jashtë veturës, duke rrezikuar jetën e tyre.
Sipas njoftimit, pas marrjes së informacioneve për lëvizjen e këtyre makinave në rrugën “Tahir Sinan” në Shtime, Policia ka grumbulluar informatat në terren dhe ka arritur që të identifikojnë disa persona dhe ndaj tyre ka shqiptuara gjoba për kundërvajtje.
Ndaj të dyshuarve janë iniciuar fletëparaqitje për gjykatë për drejtimin e veturës pa patentë shoferi dhe gjoba kundërvajtëse që kanë lejuar që pasagjerët e tyre me pjesën e trupit të dalin jashtë veturës në xhama.
“Policët e stacionit pasi kanë grumbulluar informata në terren njëkohësisht kanë shikuar edhe kamerat e sigurisë, kanë arritur që të identifikojnë disa persona, të cilët i kanë ftuar në stacionin e policisë dhe ndaj tyre kanë iniciuar fletëparaqitje për gjykatë për drejtimin e veturës pa patentë shoferi dhe gjoba kundërvajtëse që kanë lejuar që pasagjerët e tyre me pjesën e trupit të dalin jashtë veturës në xhama”- ka thënë policia.
Policia inkurajon qytetarët që të raportojnë kundërvajtjet në trafik, qoftë në stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406, duke u garantuar konfidencialitet të plotë.