Prishtinë pamje nga aksioni i njësive speciale

Rubrika “Policia” e emisionit “Drejtësia në Kosovë” këtë javë solli pamjet ekskluzive se si Njësia Speciale gjenë drogë në vetura.

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, gjatë një pike kontrolli me datë 1 mars në rrethrrotullimin tek kazerma ‘Adem Jashari’, në Prishtinë, ndalon një veturë të dyshuar.

Në pamje shihet se si policia gjatë kontrolllit të veturës gjenë një qese me substancë të dyshuar narkotike,e cila konfiskohet nga ana e policisë.

Pamjet ekskluzive të shfaqura në Rubrikën “Policia” tregojnë edhe momentin e arrestimit të shoferit të veturë ku edhe u gjet droga, derisa i dyshuari shoqërohet në stacionin policor.