VIDEO - Momenti kur sigurimi në PDK shtyn protestuesit e shoqërisë civile

Marshi i shoqërisë civile drejt gjashtë partive paralementare për ta kundërshtuar Projektligjin për Financimin e partive politike, ka përfunduar me incident në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës.

Kjo pasi sigurimi i PDK-së nuk pranonte që aktivistët e shoqërisë civile të futën në oborrin e kësaj partie dhe të ngjisin mesazhet e marshit.

Momenti i përplasjes së aktivistëve me sigurimin e PDK-së, Foto: KALLXO.com

Por tjetër atmosferë aktivistët e shoqërisë civile patën në Lëvizjen Vetëvendosje, ku deputetët e kësaj partie i dolën në përkrahje atyre.

Ata para selisë kishin vendosur edhe një ‘shenjë’ pajtimi me marshin e shoqërisë civile, me mesazhin “Pajtohemi! Ligji nuk kalon”.

Marshi në Lëvizjen Vetëvendosje, Foto: KALLXO.com

Deputeti i Vetëvendosjes, Sami Kurteshi u siguroi atyre se partia e tij nuk do ta kalojë këtë projektligj.

“Ne s’kemi fuqi ta ndalojmë ato por nëse votohet do ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese”, tha Kurteshi.

Aktivistët e shoqërisë civile marshin e bënë edhe në zyret e AAK-së, Nismës Socialdemokrate dhe PSD, por se aty nuk i priti asnjë deputetë.

Përfaqësuesi i shoqërisë civile, Ismet Kryeziu para se të fillonte marshi tha se ky organizim është bërë për t’i bërë thirrje Qeverisë dhe deputetëve që mos ta fuqizojnë këtë ligj.

“Me këtë ligj partitë politike na trajtojnë si klientë dhe jo votues, na shohin si euro, fshehin financimet e donatorëve si dhe ulin gjobat. Në këtë ligj janë 27 amadamente që e dëmtojnë frymën e ligjit dhe që janë në kundërshtim me kërkesat e ERA-së”, tha Kryeziu.