VIDEO: Momenti kur i dyshuari për vrasjen në Gjakovë preferoi të mbrohej në heshtje

Në emisionin “Drejtësia në Kosovë” u transmetua reportazhi dhe aksioni i prokurorisë dhe policisë në lidhje me ngjarjes e së martës mbrëma ku në fshatin Marmullë të Komunës së Gjakovës u vra Tunë Bezhi e u plagos Anton Nikollaj.

Pasi që i dyshuari u arrestua nga policia, i njëjti u dërgua në stacionin policor në Gjakovë.

Pamjet filmike të transmetuara shfaqin kryeprokurorin Ali Selimaj i cili futet në dhomën e intervistimit në të cilën gjendej edhe avokati i të dyshuarit.

I dyshuari nuk pranon të rrëfej ngjarjes andaj preferon që të mbrohet në heshtje.

“Je i vetëdijshëm për veprat penale”, i drejtohet kryeprokurori të dyshuarit.

“Jemi marrë vesh në heshtje me u mbrojtë për çdo gjë. Është gjendje shumë të tensionuar”, thotë avokati i të dyshuarit.