Oleksandar Merezhrko

VIDEO - Intervistë me Oleksandar Merezhrkon

Sonte në “Kallxo Përnime”, do të ndiqni intervistën nga strehimorja në Kiev me Oleksandar Merezhrkon, kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme në Verhovna Rada, Parlamentin e Ukrainës.

Pse Merezhko ishte i vetmi kryetar komisioni i politikës së jashtme që kishte nënshkruar letrën e gushtit 2023 që i kërkonte diplomacisë ndërkombëtare të bënte politikë që nuk fokusohet vetëm në Beograd, i cili vinte nga shteti që nuk e ka njohur Kosovën.

A i bëri Mezherkos përshtypje qortimi që i bëri Vuqiqi kur ai nënshkroi letrën pro Kosovës dhe kur tha që Ukraina duhet të çel zyre në Kosovë?

Çka duhet bërë për t’u përafruar mundësia që Ukraina të njoh Kosovën?

Pse, sipas Mezherkos, që vie nga partia e Zelenskit, Kosovës i kishte ndodhur gjenocid nga Serbia, ngjashëm me atë që Rusia po i bën Ukrainës?

A po blen Ukraina armë nga Serbia?

Sa është skenari i Banjskës i ngjashëm me atë që i kishte ndodhur Ukrainës në Donbas?