Kuvendi i Kosovës miraton në lexim të parë disa projektligje të rëndësishme për kulturë

Me propozim të Ministrisë së Kulturës gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, janë miratuar në lexim të parë 4 projektligje të rëndësishme për fushën e kulturës.

Përmes një komunikate MKRS thekson se me propozime të kësaj ministrie parlamenti i Kosovës ka miratuar në lexim të parë disa projektligje.

MKRS njofton se projektligjet e miratuar në ligjin të parë janë: Projektligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-097 për Bibliotekat; Projektligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 2004/22 për Kinematografinë; Projektligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-090 për Sponzorizime në Fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit; dhe Projektligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-065 për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta.

Pas miratimin të këtyre projektligjeve, MKRS ka lëshuar një prononcim nga fjala e ministrit të kulturës para deputetëve sipas të cilës ministri Kujtim Gashi ka thënë se hartimi dhe zbatimi efektiv i legjislacionit përkatës mbetet prioritet i rëndësishëm.

“Kalimi i propozimeve të MKRS-së nga ana e Kuvendit, plotëson objektivat strategjike të ministrisë por edhe kompleton harmonizimin e këtyre projektligjeve me ligjet tjera të Kosovës”, citohet te ketë thënë ministri Gashi.