Një pjesë e madhe e kryeqytetit po përballet me reduktime të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se që nga dita e djeshme kanë nisur reduktimet e ujit për shkak të turbullimit në liqenin e Ujmanit.

“Për shkak të mosfunksionimit të ITU Shkabaj, si pasojë e turbullirës në liqenin e Ujmanit, respektivisht kanalin e Ibër Lepencit, ju njoftojmë që për shkak të shpërndarjes së barabartë të ujit, me reduktime janë pjesa dërmuese e Prishtinës nga ora 23:00-04:00 përveç objekteve vitale qendrore në qendër të kryeqytetit dhe Dardania” – thuhet në njoftimin e KRU ‘Prishtina’.

Tutje është thënë se po ashtu se vështirësi në furnizim me ujë të pijshëm ka edhe në Drenas, Fushë Kosovë e Obiliq.

“Derisa me çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë janë edhe fshatrat e Podujevës të cilat furnizohen nga gypi i gizës fi 300 mm” – thuhet tuje në njoftim.