Mbledhja e Qeverisë së Kosovës 24.01.2024, Foto: Egzon Dahsyla/ KALLXO.com

Qeveria voton kandidatët për anëtarë në disa borde

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka votuar disa anëtarë të bordeve të disa ndërmarrjeve publike.

Në pikën e tretë të rendit të ditës u votuan emrat për anëtarë të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).

“Emrat e propozuar për një pozitë në Bordin e OSHP-së janë: Batisha Ibrahimi dhe Meriton Zika”- deklaroi Kurti.

Këto propozime i kaluan Kuvendit të Kosovës për miratim.

Pika e katërt ishte për emërimin e anëtarëve të Bordit të Kompanisë Rajonale të Ujitjes “Drini i Bardhë” në Pejë.

Kurti tregoi se në konkurs aplikuan 52 kandidatë, teksa lista e ngushtë kishte 29 kandidatë. Nga pesë ankesa, Kurti tregoi se 2 u aprovuan.

Emrat që u propozuan për drejtorë të bordit janë: Arjeta Zeka kryesues, Iljaz Halili, Shkodran Gaxherri, Zamire Deçani-Beqiri,  Rina Sylafeta-Kumnova dhe Besim Kajabegolli si anëtarë.

Këta persona u caktuan në pozitat për të cilat u votuan me mandat prej 3 vjetësh.

Më tej, Qeveria e Kosovës caktoi dy anëtarë të Bordit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit KRU “Prishtina”.

Bashkim Pllana u propozua si kryesues i bordit të drejtorëve dhe Fatos Budeci si anëtar.

Të dy u votuan nga qeveria për këto pozita.

21 kandidatë kishin aplikuar në këtë konkurs, 9 kandidatë ishin të përfshirë në listën e ngushtë. Katër persona u ankuan, njërit iu aprovua ankesa.

Qeveria e Kosovës gjithashtu gjatë mbledhjes ka miratuar Programin Legjislativ me 101 projektligje.

Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur “ambicioz” këtë program.

“Programi Legjislativ i Qeverisë për vitin 2024 – Vazhdojmë me agjendë ambicioze me gjithsej 101 projektligje”, deklaroi Kurti.

Kjo pikë e rendit të ditës u miratua nga Qeveria e Kosovës.

“Pika 2: Jemi zotuar që do ti mbështesim bashkëkombasit tanë në Preshevë, me propozimin e ri personat nga ajo trevë do të përfitojnë të drejtat pronësore në Kosovë, sipas kushteve të parapra me ligj”- deklaroi Kurti.

Minsitrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se me këtë ndryshim banorët e Luginës së Preshevës do të përfitojnë të drejtën për prona.