votimi për President
Deputeti i LDK-së Mallkon Kolegët
26.2.2016 - 20:57
Deputeti i LDK-së Shpejtim Bulliqi që nuk mori pjesë në votimin e Hashim Thaçit për President të vendit, u shpreh i zhgënjyer me kolegët e tij deputetë nga qëndruan në sallë dhe votuan.
Ai për KALLXO.com tha se koha do t’i tregojë pasojat e këtij vendimi, edhe pse sipas tij, vendimi ishte legjitim.
“Le t’i vrajë ndërgjegjja ata deputetë të LDK-së që kanë qenë shumë të zëshëm dhe që me çdo kusht tentuan ta rrejnë elektoratin LDK-së dhe i mbetet elektoratit që në të ardhmen ta vlerësojë se nga do ta orientojë votën e vet,” tha Bulliqi.
[interaction id=”56d0ae06ac5895475cad72e3″]