Aksident tjetër në Prishtinë (FOTO)

Një aksident tjetër ka ndodhur sot në Prishtinë, në lagjen Lakërishte, afër ish-kompleksit “Ramiz Sadiku”.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Deri më  tani është bërë e ditur se vozitësi i njërës veturë si dhe një këmbësor, qe në atë moment ishte duke kaluar rrugën kanë marrë lëndime trupore”, ka thënë Borovci.

Në këtë aksident, sipas fotove të siguruara nga KALLXO.com janë të përfshira dy vetura.

Siç shihet nëpër foto ka dëme materiale dhe ambulanta e policia kanë dal në vendin e ngjarjes.