Arkiva | Foto: KALLXO.com

10 Zjarrfikës më Shumë për Brigadën e Podujevës

Brigada e zjarrfikësve të kësaj komune është pasuruar me 10 punëtorë sezonalë apo praktikantë zjarrfikës që do të punojnë gjatë stinës me temperatura të larta.

Ky projekt është realizuar me anë të bashkëpunimit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministrisë së Bujqësisë dhe Agjensionit Pyjor të Kosovës.

Faik Muqiqi, drejtor për Shërbime Publike është shprehur optimist për punën që do të bëjnë këta praktikantë së bashku me brigadën.

Ndërkaq Hakif Hyseni, drejtor i  Zyrës Regjionale të Pyjeve të Prishtinës porositi zjarrfikësit e rinj të vlerësojnë punën që bëjnë pasi që është detyrë fisnike.

“Duhet të jeni krenarë, sepse është punë e cila do të shpëtojë jetë njerëzish dhe të mirat e tyre materiale,” tha Hyseni.

Angazhimi i këtyrepunëtorëve shtesë u konsiderua i nevojshëm për shkak të rreziqeve nga zjarret në verë.

Ndryshe nga Podujeva, KALLXO.com raportoi më 15 qershor se Komuna e Suharekës i druhet ardhjes së verës për shkak të zjarreve  që mund të shpërthejnë dhe numrit të vogël të zjarrfikësve.

http://kallxo.com/suhareka-pret-ne-ankth-zjarret-e-veres/