Motori i kërkimit i Google për të ardhmen do të bazohet në inteligjencën artificiale

Google pak nga pak po e zbaton inteligjencën artificiale, IA, në gjithnjë e më shumë produkte të saj, e cila sigurisht do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ndër të tjera, IA do të ndryshojë produktin e tyre më të rëndësishëm, motorin e kërkimit, si dhe mënyrën se si miliarda njerëz kërkojnë në internet. Ekspertët kanë filluar të paralajmërojnë se do të ketë ndryshime në kërkim tashmë pas prezantimit të ChatGPT, gjë që tregoi se nuk duhet të kërkojmë më terma në internet përmes lidhjeve speciale, por që vetë chatbot-i mund të na japë përgjigje të drejtpërdrejta për pyetjet tona.

Duke pasur parasysh faktin se ata fitojnë më shumë para nga motori i kërkimit, pra nga reklamat që shfaqen krahas rezultateve të kërkimit, është e qartë se Google nuk mund të qëndronte larg kësaj përçarjeje, kështu që ata i përshpejtuan përpjekjet e tyre në zhvillimin e inteligjencës artificiale. Rezultati është chatbot i tyre Bard, dhe ata gjithashtu kanë filluar të eksperimentojnë me inteligjencën artificiale brenda rezultateve të kërkimit.

Opsioni i ri i quajtur Search Generative Experience (SGE) është ende në fazën eksperimentale dhe gjatë prezantimit të tij, Shefi Ekzekutiv i kompanisë tha se falë IA, ata nuk duhet të kufizohen më në mënyrën e mëparshme të kërkimit, por i lejon ata të mendonjnë jashtë kutisë dhe me kalimin e kohës, kërkimet në internet do të ndryshojnë në atë drejtim.

Kështu, rezultatet e motorit të kërkimit për ata që kanë qqsje në SGE nuk shfaqen më në mënyrën tradicionale, por rezultatet e nënshkruara nga inteligjenca artificiale shfaqen fillimisht në krye të faqes. Ky opsion eksperimental ka qenë i disponueshëm për disa kohë, por Google njoftoi disa ndryshime dhe përmirësime këtë javë.

Rezultatet e Google IA tani shfaqen shumë më shpejt dhe përveç rezultateve me tekst, fotot dhe videot shfaqen tani në këtë kuti. Gjithashtu, për t’i dhënë kontekst këtyre rezultateve, midis tyre shfaqen lidhjet e faqeve ku është përdorur IA, dhe Google tani shfaq edhe datën e publikimit të tyre së bashku me këto lidhje, në mënyrë që t’i informojë përdoruesit se sa i vjetër është informacioni.

Ky është vetëm një hap tjetër drejt së ardhmes së kërkimit në internet, i cili do të bazohet kryesisht në inteligjencën artificiale./The Verge

Përgatiti: Nuhi Shala