Meta lanson aplikacionin 'Threads'

Meta e ka lansuar zyrtarisht aplikacionin ‘Threads’, rivalin e Twitter, të mërkurën, me më shumë se pesë milionë abonime në orët e para.

Aplikacioni ‘Threads’ është sfiduesi më i madh për Twitter i cili është në pronësi të Elon Musk, dhe që deri më tani ka parë një seri konkurrentësh të mundshëm teksa shfaqen mirëpo që ende nuk kanë zëvendësuar një nga kompanitë më ikonike të mediave sociale, pavarësisht përpjekjeve të mëdha.

Aplikacioni mund të gjendet në dyqanet e aplikacioneve Apple dhe Android në 100 vende të botës.

Llogaritë ishin tashmë aktive për njerëz të famshëm si Jennifer Lopez, Shakira dhe Hugh Jackman, si dhe media duke përfshirë The ëashington Post, Reuters dhe The Economist.

“Le ta bëjmë këtë. Mirë se vini në Threads”, shkroi shefi ekzekutiv i Meta-s dhe themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg në postimin e tij të parë në platformën e re, e cila tani për tani do të funksionojë pa reklama.

Menjëherë pas kësaj, Zuckerberg shkroi: “Sapo kaloi 5 milion abonime në katër orët e para…”/France24