Mark Zuckerberg - Foto: REL/EPA-EFE

Zuckerberg u kërkon falje familjeve, fëmijët e së cilëve janë dëmtuar si pasojë e mediave sociale

Shefi ekzekutiv i kompanisë ‘Meta’ Mark Zuckerberg u ka kërkuar falje familjeve që pretendojnë se fëmijët e tyre janë dëmtuar nga mediat sociale gjatë një seance dëgjimore të diskutueshme në Senatin Amerikan.

Zuckerberg, së bashku me Shefat Ekzekutivë të TikTok, Snap, X dhe Discord, u përballën me pothuajse katër orë pyetje nga senatorë nga të dyja palët në lidhje me mbrojtjen e fëmijëve në internet.

Ligjvënësit kërkuan informacion mbi masat e marra nga këto kompani të mediave sociale për t’i mbrojtur fëmijët.

Seanca dëgjimore trajtoi çështje që variojnë nga mbrojtja e fëmijëve kundër shfrytëzimit seksual në internet deri te shqetësimet për privatësinë e të dhënave.

Familjet, të cilët pretenduan se fëmijët e tyre kishin pësuar vetëlëndim ose vetëvrasje për shkak të përmbajtjes së mediave sociale, ishin të pranishëm, duke shprehur emocionet e tyre gjatë gjithë seancës.

Zuckerberg dhe Shefi Ekzekutiv i TikTok, Shou Zi Chew dëshmuan vullnetarisht ndërsa udhëheqësit e Snap, X dhe Discord fillimisht hezituan dhe lëshuan fletëthirrje.

Seanca dëgjimore mbuloi tema të ndryshme, duke përfshirë privatësinë e të dhënave, praktikat e kompanisë dhe lidhjet e mundshme me qeveritë e huaja.

Zuckerberg u përball me një shqyrtim të veçantë, duke iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me trajtimin e përmbajtjes nga Instagram në lidhje me abuzimin seksual të fëmijëve.

Sesioni i shqyrtoi gjithashtu shqetësimet në lidhje me ndarjen e të dhënave të TikTok me qeverinë kineze.

Pavarësisht pyetjeve të gjera, fokusi mbeti te mbrojtja e fëmijëve në internet, me Zuckerberg duke shprehur keqardhje dhe falje për familjet e prekura për dëmin e shkaktuar nga mediat sociale./BBC

Përgatiti: Nuhi Shala