Rikthehet në funksion Facebook

Rrjeti social Facebook është rikthyer në funksion pas disa minutash rënie sot, më 05.03.2024, përderisa Instagram vazhdon të jetë jashtë funksionit.

Për disa minuta gjatë pasdites së sotme përdoruesit nuk kanë mundur të qasen në Facebook dhe Instagram.

Kompania Meta kishte njoftuar se Facebook do të rikthehet së shpejti.

“Facebook ka rënë për mirëmbajtjen e nevojshme për momentin, por do të iu mundësohet të riktheheni brenda pak minutash. Ndërkohë, lexoni më shumë se pse po e shihni këtë mesazh. Faleminderit për durimin tuaj derisa ne e përmirësojmë faqen”- thuhej në njoftimin e tyre.