Bien platformat e Meta-s, Facebook dhe Instagram  

Rrjetet sociale të kompanisë Meta, Facebook dhe Instagram kanë rënë nga funksioni pasditen e së martës (05.04.2024).

Përdoruesit e këtyre rrjeteve sociale kanë raportuar se janë çkyqur nga Facebook dhe Instagram si dhe nuk kanë pasur mundësi që të rikyçen në llogaritë e tyre.

Problemi tashmë është njoftuar në disa vende.

Kompania Meta ka njoftuar se Facebook do të rikthehet së shpejti.

“Facebook ka rënë për mirëmbajtjen e nevojshme për momentin, por do të iu mundësohet të riktheheni brenda pak minutash. Ndërkohë, lexoni më shumë se pse po e shihni këtë mesazh. Faleminderit për durimin tuaj derisa ne e përmirësojmë faqen”- thuhet në njoftimin e tyre.

Lajmi është përditësuar me njoftimin zyrtar të Meta-s, më 05.03.2024, në ora 17:05.