Sulmi ndaj gruas rome, arrestohet një i mitur në Ferizaj

Është arrestuar i mituri nga komuna e Ferizajt, si i dyshuar për sulmin që ndodhi gjatë ditës së sotme ndaj një gruaje të komunitetit rom

Ky ishte sulmi i dytë ndaj saj brenda tri ditëve pas një raportimi të rrejshëm në disa media se po dyshohet për rrëmbim të fëmijëve.

Majori i Policisë në Ferizaj, Mehmet Alihajdini ka thënë për KALLXO.com se kanë arrestuar sulmuesin e gruas rome.

Ai ka deklaruar se gruaja ende gjendet në stacionin policor në Ferizaj, në pritje për strehim.

“Po është arrestuar një person. Është i mitur 17 vjeçar. I është caktuar masa e mbajtjes, kurse këtë gruan e kemi këtu ende jemi duke e trajtuar me Qendrën për Punë Sociale dhe mbrojtjen e viktimave, jemi në kontakt për ta bërë në zgjidhje më afatgjate”, ka thënë Alihajdini.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, ka dalë me një deklaratë për të sqaruar se gruaja e komunitetit rom, e cila po sulmohet nga qytetarët, është verifikuar nga policia dhe se pretendimet për rrëmbim fëmijësh nuk qëndrojnë.

https://kallxo.com/policia-e-kosoves-gruaja-rome-nuk-eshte-e-perfshire-ne-asnje-vjedhje/

https://kallxo.com/sulmohet-perseri-gruaja-rome-kesaj-here-ne-ferizaj/