????????????????????????????????????

Zekirija Ramadani kërkon fitore ndaj skuadrës uellsiane Connah’s në Ligën e Konferencës

Prishtina do të luajë të martën  nga ora 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj kampionit të Uellsit, Connah’s në kuadër të rundit të dytë në Ligën e Konferencës.

Trjaneri i Prishtinës, Zekirija Ramdani, ka thënë se Prishtina do përballet me një kundërshtar të fortë dhe e ka analizuar lojën e tyre.

“Nesër kemi kompeticion të ri, dhe kjo vlen për dy ekipet. Përvojë e re kjo si për ne, si për skuadrën tjetër. Kemi të bëjmë me një kundërshtar që mbrohet mirë, ndoshta janë skuadër që iu mungon eksperienca, por si do që të jetë pretendoj që e njohim mjaft mirë. E kemi parë si luan, si pikat e forta, po ashtu edhe ato të dobëta”, ka deklaruar Zekirija Ramadani.

Ramadani ka thënë se skuadra uellsiane nuk është më e fortë se Ferencvarosi, skuadër që e eliminoi Prishtinën nga Liga e Kampionëve.

“E kam parë ndeshjen kundër Alashkert, skuadër që mbrohet me tërë fuqitë, nuk del fare ose shumë rrallë në sulm dhe atë kryesisht pas ndërprerjeve si armë e tyre më e fortë dhe me futbollistë shtatgjatë. Por, do të provojmë të bëjmë preventivat e duhura dhe të marrim masa, sidomos në ndërprerje. S’kisha thënë që janë skuadër me e fortë fizike se sa Ferencvarosh, nuk pajtohem me këtë konstatim, sepse u pa se me çfarë skuadre kishim të bënim në dy ndeshjet e kaluara” ka deklaruar ai në konferencë për media.

Trajneri Ramadani ka bërë të qartë se kërkojnë fitore në ndeshjen e nesërme me çdo kusht.

“Konsideroj se jemi më të mirë, kemi kualitet më shumë, pa e favorizuar Prishtinën, ne këtë aspekt jemi shumë më të barabartë se sa rivali i kaluar. Por, ne cilësitë tona duhet t’i shfaqim në fushë.Befasi do ta konsideroja eliminimin nga kampioni i San Marinos apo Andorrës, sepse futbolli sjell gjithçka dhe në rast dështimit të kalimit të raundit, aty ku e kemi synim, përgjegjësinë do ta marr unë, por duke i njohur futbollistët e mi e di që një gjë të tillë nuk do ta lejojnë.Kemi motiv shtesë për ta kaluar raundin, por edhe nuk heqim dorë nga loja e bukur, sido qoftë objektivi kryesor është kalimi i raundit”, ka bërë të ditur Ramadani aspiratat e skuadrës së tij për lojën e nesërme.

????????????????????????????????????